Telegrafi

Transferimi i Giroud te Interi po pengohet nga Politano

Interi duhet ta largojë sa më parë Matteo Politanon në mënyrë që ta transferojë Olivier Giroudin.

Lojtari ishte shumë afër që të kalonte te Roma, por në minutat e fundit transferimi i tij dështoi.

Nga kjo marrëveshje e dështuar në mes të dy skuadrave dhe transferimi i sulmuesit francez tani është komplikuar.

Interi është i gatshëm t’i paguajë Chelseat 4.5 milionë euro për ta transferuar fituesin e Kupës së Botës.

Lexo po ashtu Giroud te Interi, punë e kryer

Giroud pritet të fitojë një kontratë për një vit e gjysmë, e që do të kalojë nëpër një situatë të njëjtë si te The Blues.

Lojtari kërkon të luajë standard, por që tani aty është Romelu Lukaku që po shkëlqen. /Telegrafi/