Transferimi i Fabinhos në Al Ittihad thuhet se rrezikon të anulohet për shkak të kafshëve të tij shtëpiake.
Burimi që shpërndau lajmin fikson një fragment nga faqja e internetit e Ambasadës së Arabisë Saudite, ku thuhet se ‘qenve nuk u lejohet hyrja në Mbretërinë e Arabisë Saudite në asnjë rrethanë’.
Epo, e vërteta është se Fabinho në fakt zotëron bulldogë francezë, të cilët me sa duket lejohen të hyjnë në Arabinë Saudite pasi nuk konsiderohen të rrezikshëm dhe agresivë.
Uebfaqja e asistencës PetRelocation.com vëren se bulldogët nuk lejohen të hyjnë në Arabinë Saudite – por përsëri, nuk bëhet fjalë për bulldogë francezë.
Një gjë interesante është se në faqen e internetit të Ambasadës së Arabisë Saudite thuhet edhe sa vijon.
“Qentë që hyjnë në Arabinë Saudite duhet t’i përkasin njërës prej këtyre kategorive: gjueti dhe roje”.
Këtu qëndron një problem i mundshëm, megjithëse teknikisht nuk duhet të jetë shumë e vështirë për të vërtetuar se ka nevojë për qenin për sigurinë e tij. /Telegrafi/