Telegrafi

Transferimi i Alonsos te Interi ka një pengesë serioze

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso është i pëlqyeri i Interit, por cmimi i kërkuar nga Blutë e Londrës po pengon transferimin e tij.

Interi po has në vështirësi në krahët e mbrojtjes, sidomos në të majtin dhe trajneri Antonio Conte ka kërkuar përforcime.

Lojtari i pëlqyer i trajnerit thuhet se është Alonso i Chelseat, të cilin Conte e njeh mirë nga koha e kaluar së bashku në Stamford Brige.

Lexo po ashtu Conte e do Alonson te Interi

Megjithatë, transferimi i spanjollit në Giuseppe Meazza mendohet se ka hasur në vështirësi.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Chelsea po kërkon deri në 35 milionë euro për Alonson dhe çmimi i tij thuhet se është një pengesë serioze e transferimit.

Në vend të kësaj, Nerazzurrët mund të kthejnë interesin e tyre për ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian, i cili tani luan te Parma. /Telegrafi/