Lëvizjet e para të ekipeve për afrimin e lojtarëve për sezonin 2017/18 tashmë kanë nisur.
Manchester City deri më tani është skuadra më aktive në blerjen dhe shitjen e lojtarëve.
Citizens kanë transferuar dy futbollistë për shuma të mjame parash, portierin Ederson si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Bernardo Silva.
“Goal.com” ka bërë një listë me transferimet më të mëdha që janë bërë deri më tani, teksa pretendohet të bëhen edhe shumë të tjera, mes e tyre bomba do të jetë James Rodriguez i Real Madridit, transmeton Telegrafi.
Edhe Milani gjithashtu është shumë aktive në këtë verë, që deri më tani ka transferuar tre lojtarë.
Më poshtë keni listën e futbollistëve që janë transferuar deri më tani. /Telegrafi/
Ederson | Benfica – Manchester City | 35 milionë funte
Klaas-Jan Huntelaar | Schalke – Ajax | Transferim i lirë
Darren Fletcher | West Brom – Stoke City | Transferim i lirë
Sead Kolasinac | Schalke – Arsenal | Transferim i lirë
Asmir Begovic | Chelsea – Bournemouth | Transferim i lirë
Juan Cuadrado | Chelsea – Juventus | 17 milionë funte
Dominic Solanke | Chelsea – Liverpool | Transferim i lirë
Pablo Zabaleta | Manchester city – West ham | Transferim i lirë
Bernardo Silva | Monaco – Manchester City | 43 milionë funte
Maximilian Philipp | Freiburg – Borussia Dortmund | 18 milionë funte
Franck Kessie | Atalanta – AC Milan | Huazim
Ricardo Rodriguez |Wolwsburg – AC Milan | 18 milionë funte.