Telegrafi

Transferimet që mund t’ju kenë ikur më 6 korrik (Foto)

Afati kalimtar i transferimeve ka filluar zyrtarisht me 1 korrik dhe tani po hyn në një fazë të nxehtë.  

Dita e sotme (e enjte) ka sjell disa transferime interesante në tregun evropian, ndërsa interesante kanë qenë edhe disa rinovime të kontratave.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani transferon Contin (Foto)

Transferimi më i madh dhe i përfolur ishte ai i Andrea Contit nga Atalanta te Milani, ai i Gael Clichyt te Basaksehir, ndërsa jo pak bujë bëri edhe transferimi i Iborras nga Sevilla te Leicester City.

Transferim interesant ishte edhe ai i mesfushorit Vurnon Anita nga Newcastle te Leeds United, ndërsa vend zuri edhe kalimi i Jonathan De Guzman nga Napoli te Eintracht Frankfurt.

Rinovimi i kontratës erdhi për një vit për legjendat Iker Casillas e Fernando Torres, ndërsa edhe mesfushori Pedro Obiang rinovoi me West Hamin. /Telegrafi/