Malcom, emri që po i mbush gazetat sportive këto ditë Evropë, ka mundur të luajë për rivalin më të madh të Barcelonës, Real Madrid.
Mëngjesin e të martës dukej sikur anësori i Bordeaux po shkonte në Serie A, te Roma. Monchi e kishte kërkuar dhe marrëveshja ishte arritur, madje u bë edhe një njoftim në rrjetet sociale të Giallorossëve.
[BEHIND THE SCENES]
1️⃣2️⃣ hours with Malcom in Barcelona
🇧🇷 #EnjoyMalcom
🔵🔴 pic.twitter.com/4WLdVAFh7l— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 25, 2018
Por, pastaj ndërhyri Barca dhe Malcom vendosi ta vazhdonte karrierën në Camp Nou. Kjo u etiketua si “vjedhje” nga Roma, ndërsa mediat spanjolle tash raportojnë se 23-vjeçari ka mundur të luajë edhe në kryeqytetin spanjoll. Në fakt, Real Madridi kishte qenë preferenca e lojtarit, raportojnë AS dhe ESPN.
Në javën e kaluar, agjenti iranian, Kia Joorabchian, i cili e menaxhon transferimin e Malcom, ishte përpjekur ta dërgonte atë në Santiago Bernabeu.
Edhe pse vet Joorabchian ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në transferimin e lojtarit, burime të ndryshme kanë thënë se ai ka qenë kyç për të ardhmen e 23-vjeçarit.
💪🏃♂💨 Malcom
🔵🔴 #EnjoyMalcom pic.twitter.com/SWDAXpr8OB— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 25, 2018
Agjenti thuhet se ia ka ofruar brazilianin edhe Realit edhe Manchester Unitedit në javën e kaluar.
Mirëpo, Los Blancos nuk ishin të interesuar, pasi në pozitën ku luan Malcom i kanë Gareth Bale dhe Marco Asensio. /Telegrafi/