Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesë e operacionit INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.
Kapiti në një postim në Twitter shkruan se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm.
“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar.
Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, shkruan Kapiti. /Telegrafi/
Feeling incredibly proud to have visited our soldiers ?? part of INTERFLEX, training Ukrainian ?? soldiers in the UK. Their dedication and commitment to supporting our allies is truly commendable. ?? ?? ?? pic.twitter.com/27yPLmd9DJ
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) April 19, 2024