Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore mes tyre.
Takimi që pritet të zhvillohet më 29 mars në Letzigrund Stadium është pritur me shumë dëshirë nga tifozët e dy ekipeve përfaqësuese.
Shumë nga futbollistët që luajnë në Zvicër kanë lindur në Kosovë, apo edhe shumë futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës kanë lindur në shtetin helvetik.
Për këtë duel ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Murat Yakin duke thënë se pret të jetë një ndeshje miqësore edhe në tribuna përveçse në fushë.
“Shumë nga të përfshirët në listë kanë një marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër. Ne kemi lojtarë me rrënjë në Kosovë, Kosova ka futbollistë që janë rritur në Zvicër dhe janë stërvitur këtu”.
“Përveç rëndësisë sportive, loja kundër Kosovës duhet të jetë edhe lojë miqësie në tribuna dhe në fushë”, ka deklaruar Yakin.
Ndër të tjera Yakin deklaroi se e pret me padurim përballjen me Kosovën.
E për këtë sfidë tanimë janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një atmosferë shumë e mirë në Zurich. /Telegrafi/