Jesse Marsch i urdhëroi lojtarët e tij që të shënjestrojnë Virgil van Dijk gjatë bisedës së tij pasionante me skuadrën pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit.
Kampionët austriakë ishin duke humbur 3-1 pas pjesës së parë në përballjen e tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje pas golave nga Sadio Mane, Andy Robertson dhe Mohamed Salah .
Por, Salzburg filloi pjesën e dytë me një përgjigje të shkëlqyeshme, pasi ata arritën të shënojnë dy herë për të barazuar me 30 minutën e mbetur.
Sidoqoftë, Liverpooli riktheu epërsinë e tyre me anë të Salah dhe kampionët evropianë ishin në gjendje të mbanin epërsinë deri në fitoren 4-3.
Pas ndeshjes, Salzburg lëshoi pamjet gjithëpërfshirëse të fjalimit të Marsch pas pjesës së parë, ku ai shihet duke urdhëruar lojtarët e tij të ishin më agresivë dhe më të pamëshirshëm ndaj Van Dijk, i cili ishte dribluar nga Hwang Hee-Chan tek goli i parë.
“Së pari, sa gabime kemi kryer? Ndoshta dy?”, Marsch pyeti lojtarët e tij të Salzburgut.
“Nuk është miqësore, është një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Ne duhet të luajmë më shumë fizikisht”.
Jesse Marsch's mesmerising half-time team talk during RB Salzburg’s clash with Liverpool
Heads up: there’s a fair bit of swearing pic.twitter.com/ToJ997guKm
— Metro Sport (@Metro_Sport) October 4, 2019
“Bëhuni më të pamëshirshëm ndaj Van Dijk, ne luajmë me shumë respekt. Shumë respekt”.
“A janë ata të fortë? Po. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të mirë për ta dhe mos t’i trajtojmë ata ose të luftojmë”, tha ndër tjera trajneri i austriakëve. /Telegrafi/