Site icon Telegrafi

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Që prej se Klopp kishte njoftuar për vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpooli në fund të sezonit, klubi anglez kishte bërë përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Raportime të ndryshme nga mediat e lidhën Liverpoolin me trajnerë të ndryshëm si Xabi Alonso dhe Ruben Amorim, por që të dy refuzuan ofertat nga Liverpooli.

Eventualisht, ‘Të Kuqtë’ filluan bisedimet me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, me të cilin nuk vonuan shumë dhe gjetën gjuhën e përbashkët.

Ditën e premte, Slot kishte konfirmuar zyrtarisht se do të bëhet trajner i Liverpoolit që nga sezoni i ardhshëm.

Slotin e pret një punë e vështirë tek Liverpooli duket ditur objektivat e klubit, por që pritet gjithashtu të qartësohet e ardhmja e disa lojtarëve të klubit e cila është e pasigurt.

Në videon e tij lamtumirëse në drejtim të Feyeenordit, Slot falenderoi tifozët dhe bordin e klubit për momentet që kishin kaluar së bashku.

Por, ajo që bie në sy ishte fakti që ai përmendi Dritën në këtë video.

“From Drita to Tirana”, ishin fjalët e Slot duke kujtuar kohën kur ekipi i tij u përball me Dritën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 ndërsa në Holandë kishte fituar Feyenoordi me shifrat 3-2./Telegrafi/

Exit mobile version