Një nga trajnerët më të dekoruar të futbollit, Mircea Lucescu, është pensionuar në moshën 78-vjeçare.
Rumuni, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner në Evropën Lindore, është i dyti vetëm pas Sir Alex Ferguson për sa i përket trofeve të fituar si trajner, me 38 sosh. Ai është gjithashtu i vetmi individ që ka konkurruar kundër Lionel Messit, Diego Maradonas dhe Peles.
Ai kishte drejtuar Dynamo Kyiv që nga viti 2020, por njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit të premten pas humbjes me rezultat 1-0 ndaj ish-skuadrës së tij Shakhtar Donetsk.
Klube të tjera në CV-në e tij si trajner përfshijnë Inter, Galatasaray, Zenit Saint Petersburg dhe Besiktas, megjithëse ishte në Shakhtar ku ai korri shumicën e suksesit të tij.
Në 12 vjet sa qëndroi në krye të Shakhtarit, Lucescu fitoi tetë tituj të ligës, 13 kupa të ligës dhe Ligën e Evropës.
Lucescu në vitin 2015 u bë trajneri i pestë në histori, pas Ferguson, Carlo Ancelotti, Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, që drejton 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Lucescu ka nderin të jetë i vetmi njeri që ka arritur të drejtoj një ekip që ka luajtur kundër Messit dhe Maradonës. Ai u përball me Messin në Ligën e Kampionëve gjatë kohës sa ishte trajner në Shakhtar dhe Dynamo Kyiv, ndërsa skuadra e tij e Pizës u përball me Napolin e Maradonës gjatë sezonit 1990/91.
Lucescu është një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e Rumanisë. Ai ka luajtur 70 ndeshje për vendin e tij, 23 prej të cilave si kapiten dhe është gjithashtu shtatë herë fitues i Divizia A, elitës së futbollit rumun./Telegrafi/