Telegrafi

Trajneri i njohur Menotti: Messi e Ronaldo nuk janë më të mirët (Video)

Trajneri i njohur, Cesar Luis Menotti, ka thënë se lojtari më i mirë në botë nuk është Lionel Messi, e as Cristiano Ronaldo.

Sipas tij futbollisti më i mirë në botë është askush tjetër, përveç Andres Iniesta.

Ish-trajneri i Barcelonës tha se mesfushori i skuadrës katalanase sjell cilësi unike, që shkojnë përtej virtyteve të Messit apo CR7.

“Ka lojtarë, të cilët nuk janë duke u diskutuar se sa të mirë janë. Flitet shumë për Messin dhe Cristiano Ronaldon, por për mua lojtari më i mirë në botë është Iniesta. Ai është një lojtar që driblon, vendos ndeshje, asiston në shënimin e golit, dirigjon skuadrën dhe më shumë se kaq”.

Lexo po ashtu Ish-sulmuesi i njohur kroat në luftë me vdekjen (Foto)

‘E megjithatë, ende nuk ia kanë dhënë “Topin e Artë”. Jo se nuk e ka merituar, por këtu hyn në lojë tjetër gjë. Iniesta, ndryshe nga Messi dhe Ronaldo, nuk është i njëjti profil marketing. Unë nuk e di, por njerëzit nuk e kuptojnë se sa i mirë është,”, tha Menotti.

Gjatë intervistës, trajneri bëri një pasqyrim kurioz për karrierën e Leo Messit.

Lexo po ashtu Top shtatë lojtarët që u pensionuan të ri nga futbolli (Foto)

“Messi nuk do të ishte i njëjti po të kishte luajtur për Real Madridin. Ai bëri debutimin e tij me Iniesta, Xavi, Ronaldinho. Këtë lloj trajnimi nuk e kishte kurrë Cristiano Ronaldo. Portugezi ka luajtur gjithmonë duke qenë një hero. Patjetër, është një lojtar i madh, i aftë për të shënuar 50 gola, ashtu si edhe Messi”, ka përfunduar ai.

Në fund trajner ka lavdëruar edhe punën e Diego Simeones.