Telegrafi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte shumë nervoz me Darwin Nunez – ai i kërkoi James Milner që ta nxirrte nga fusha

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u zemërua me Darwin Nunezin që mori karton të kuq gjatë në barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace.

Ishin zhvilluar vetëm 12 minuta pas pjesës së parë, kur Nunez vendosi ta godiste me kokën në fytyrën e qendërmbrojtësit të Palace, Joachim Andersen.

Gjyqtari Paul Tierney nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përjashtonte sulmuesin.

Pamjet e kapura nga Sky Sports treguan reagimin e furishëm të menaxherit të tij Jurgen Klopp ndaj incidentit, me Nunez që merrte kohë për t’u larguar nga fusha.

Pavarësisht se kishte pak arsye për të protestuar, ai u përpoq të pretendonte pafajësinë e tij, duke u shtyrë me disa nga kolegët e Andersen.

Në këtë pikë, Klopp kërkoi nga kapiteni James Milner që të largonte Nunez nga fusha, me Liverpoolin që pas barazimit mbetet sërish pas në kampionat.

Trajneri gjerman mund të shihej duke i bërtitur Nunezit që ai të dilte nga fusha dhe të mos humbte më kohën që do të duhej për një rikthim e rezultatit. /Telegrafi/