Telegrafi

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ronaldo është egoist, nuk do ta doja në skuadër

Foto: Getty Images

Zlatko Dalic ka dalë në krah të Luka Modricit pas fitimit të çmimin ‘Lojtari i Vitit në Evropë’, teksa Cristiano Ronaldon e ka cilësuar si egoist.

Ylli i Juventusit ishte i vendosur të merrte pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve të enjten në Monte Carlo, por anuloi aeroplanin e tij privat në minutën e fundit.

Besohet gjerësisht se ai vendosi të mos jetë në Monaco për short dhe zgjedhjen e lojtarit më të mirë në Evropë pasi mësoi se ish-shoku i tij te Real Madridi, Modric kishte fituar çmimin për Lojtarin e Vitit.

Lexo po ashtu Ronaldo fajëson Perezin për çmimin që e fitoi Modrici?

Ndarja e çmimit për yllin kroat ka krijuar shumë tensione dhe deklarata nga të dy kampet, ai i Ronaldos dhe ai i Modricit.

Dalic ka dalë në krahë të lojtarit të tij, Modric (Getty Images)

Agjenti i portugezit, Jorge Mendes, drejtori i Juventusit Giuseppe Marotta dhe vet Ronaldo dolën kundër UEFA-s për ndarjen e këtij çmimi duke thënë se ai u meritua nga sulmuesi i Zonjës së Vejtër.

Megjithatë, tani në mbrojtje të Modricit ka dalë trajneri i kombëtares kroate, Dalic, i cili ka thënë se Ronaldo është një egoist dhe nuk do ta donte në skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Mendes dhe Marotta kundër vendimit ë UEFA-s: Ronaldo e meritonte çmimin si më i miri në Evropë

“Ronaldo është egoist dhe unë kurrë nuk do ta dëshiroja atë në skuadrën time”, ka thënë fillimisht Dalic për Sportske Novosti.

“Ai është lojtari i cili mendon se edhe nëse humbet, e vetmja gjë që ka rëndësi është ai të shënojë një gol të madh”, përfundoi trajneri i Kroacisë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric: Nuk jam i befasuar, por më vjen keq që nuk ishte Ronaldo