Sergio Aguero do ta ketë numrin e preferuar 10 të rezervuar te Independiente – ka thënë trajneri Lucas Pusineri.
Golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt u largua nga klubi i fëmijërisë para 14 vitesh (2006) duke iu bashkuar Atletico Madridit, nga ku pastaj u transferua në Ligën Premier (2011).
Së fundmi, 31-vjeçari ka folur për dëshirën e tij që ta përfundojë karrierën pikërisht te klubi që e bëri të njohur.
“Shpresoj që ta kem mundësinë të jem trajner i Kun Agueros. Kam qenë bashkëlojtar i tij dhe shpresoj që në të ardhmen të jem trajner i tij”.
“Me shpresë që gjatë qëndrimit tim te Independiente të ribashkohem me Sergion. Po ia ruajmë numrin 10”, ka thënë Pusineri për Super Miter Deportivo.
Aguero i ka shënuar 254 gola në 368 ndeshje për Cityn dhe është golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Vetëm në Ligën Premier i ka shënuar 180 gola duke u bërë golashënuesi i katër më i mirë në histori të kampionatit anglez. Njëherësh, ai e mban rekordin me 12 het-trikë të shënuar. /Telegrafi/