Telegrafi

Trajneri i Gjilanit, Mezani:  I kënaqur me një pikë, por duhet të jetë pikë vazhdimësie

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai tha se ishte i kënaqur me pikën e fituar dhe shpreson se kjo të jetë motiv për skuadrën për të arritur sa më shpejtë te fitorja.

“Sigurisht që jam i kënaqur, luajtëm ndaj kampionëve aktual. U vendosëm mirë në mbrojtje, në fillim ishim në mungesë të një lojtari”.

Lexo po ashtu Gjilani dhe Drita ndajnë pikët në stadiumin "Fadil Vokrri", nuk mungoi përkrahja nga tifozët në tribuna

“Kur mbet me dhjetë me lojtarë mendon vetëm të mos humbasësh, kjo pikë na ndihmon shumë. Çdo pikë është vlerës e shtuar, kjo duhet të jetë një pikë vazhdimësie dhe të na mbajë me këmbë në tokë”.

“Duhet të punojmë më shumë dhe të arrijmë sa më shpejtë te fitorja”, ka thënë Mezani. /Telegrafi/