Telegrafi

Trajneri i Gjilanit, Mezani: Fitorja ndaj Dritës e merituar, na rrit moralin drejt titullit kampion

Genjtan Mezani, trajner i SC Gjilanit

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Dritës në derbin e madh lokal.

Gjilani ka arritur të mposht Dritën me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Golat në këtë fitore të ‘Skifterave’ u shënuan nga Sebino Plaku dhe Adenis Shala.

Lexo po ashtu Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe ndez edhe më shumë luftën për titull

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin Mezani, i cili e ka cilësuar si të merituar dhe si infuzion për rritjen e moralit në luftën drejt objektivave.

“Fitore që na rrit moralin, por edhe na fron drejt objektivit tonë. Mendojë që fitorja është e merituar sepse bëmë maksimumin”, ka thënë fillimisht Mezani.

“Në pjesën e parë e studiuam kundërshtarin dhe ne pjesën e dytë e bëmë lojën tonë duke shënuar”.

“Unë e kam thënë edhe më parë, fitorja në derbi është për tifozët”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/