Telegrafi

Trajneri i Feronikelit i kënaqur me lojën në humbjen ndaj Gjilanit

Feronikeli po vazhdon të kalojë nëpër një situatë të vështirë dhe është shumë afër rënies nga BKT Superliga.

Gjilani trimfoi me rezultat 3-1 në udhëtim te Nikli që ka zhvilluar një ndeshje të bukur.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri, Faruk Elshani, i cili tha se iu kishte thënë ekipit të tij të mos kenë frikë në ndeshjet e Superligës.

Lexo po ashtu Gjilani merr fitore në udhëtim te Feronikeli, rikthehet në krye të BKT Superligës

“Sot jam i kënaqur me lojën, iu kam thënë djemve ta largojnë frikën, po vijmë t’u e marrë vetën si ekip, sepse ndeshjen e kaluar janë frikësuar. Sot hynë të pa frikë, pa presion dhe pa të gjitha”, deklaroi trajneri i Feronikelit për ArtSport.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. Kurse, Feronikeli gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/