Telegrafi

Trajneri i Feronikelit, Duro: Një pikë e mirëseardhur ndaj Gjilanit

Feronikeli i Klodian Duros është rikthyer me pikë nga udhëtimi i vështirë që pati te SC Gjilani, pasi që barazoi pa gola 0-0.

Për Duron kjo pikë ishte e mirëseardhur, derisa mbeti i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë nga dy skuadrat dhe kur ballafaqohen dy oponentë të tillë, atëherë edhe barazimi i përshtatet secilës”.

“Ne u vendosëm mirë taktikisht në fushën e lojës dhe nuk lejuam Gjilanin që të krijonte asnjë mundësi për shënim”.

“Kishim ardhur të luanim taktikisht dhe përmes mundësive të arrinim deri te fitoret”.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e javës, Gjilani dhe Feronikeli ndajnë pikët

“Çdo kush që e kupton futbollin e sheh që jemi vendosur mirë taktikisht dhe kemi luajtur për mrekulli. Jam i kënaqur nga gjithë futbollistët e mi për shpirtin e garës që treguan dhe për vendosmërinë që të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, ka thënë Duro.

Feronikeli tashmë pozicionohet në pozitën e gjashtë me 11 pikë të tubuara. /Telegrafi/