Telegrafi

Trajneri i Feronikelit beson se do të mbijetojnë në Superligë

Feronikeli pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Gjilanit në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Gerhard Progni ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim, e që mjaftoi për skuadrën nga Gjilani që t’i merrte tre pikë.

Trajneri Faruk Elshani  ka thënë se ata ishin të pafat shkaku i kartonit të kuq, por që ia dolën të krijonin rastet.

Lexo po ashtu Gjilani fiton tre pikët e para në udhëtim te Feronikeli

“Në fillim e përgëzoj skuadrën e Gjilanit për fitoren e arritur. Ne këtë ndeshje ne jemi munduar të krijojmë raste, por që lëndimet dhe karton i kuq ndikoi negativisht të ne”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Unë besoj se do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë dhe pres nga kryesia e klubit që t’i sjell të paktën edhe 2 ose 3 lojtarë”,  ka shtuar Elshani.

Feronikeli ende është pa pikë, derisa shpreson që në xhirot e ardhshme të ketë formë më të mirë. /Telegrafi/