Feronikeli pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Gjilanit në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.
Gerhard Progni ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim, e që mjaftoi për skuadrën nga Gjilani që t’i merrte tre pikë.
Trajneri Faruk Elshani ka thënë se ata ishin të pafat shkaku i kartonit të kuq, por që ia dolën të krijonin rastet.
“Në fillim e përgëzoj skuadrën e Gjilanit për fitoren e arritur. Ne këtë ndeshje ne jemi munduar të krijojmë raste, por që lëndimet dhe karton i kuq ndikoi negativisht të ne”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Unë besoj se do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë dhe pres nga kryesia e klubit që t’i sjell të paktën edhe 2 ose 3 lojtarë”, ka shtuar Elshani.
Feronikeli ende është pa pikë, derisa shpreson që në xhirot e ardhshme të ketë formë më të mirë. /Telegrafi/