Mohamed Salah ulet në një tavolinë përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos kur bëhet fjalë për të lënë një trashëgimi në futboll, thotë trajneri i kombëtares së Egjiptit.
Rui Vitoria mund të konsiderohet me fat që ka mundësinë për të punuar nga afër me yllin e Liverpoolit, teksa Egjipti po numëron ditët dhe po ëndërron për lavdi në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Me gjithë atë që ka arritur në nivel klubesh, si fitues i Ligës Premier dhe i Ligës së Kampionëve, Salah nuk ka fituar kurrë një trofe me shtetin e tij.
Ai ka të paktën një shans më shumë për të fituar një të tillë, me Vitoria që shprehet në një intervistë se si Salah do të mbahet mend së bashku me lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës që ka luajtur.
“Salah është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë kombëtar. Dhe këta lojtarë, që janë figura botërore, në fakt janë shumë të rëndësishëm edhe në skuadrat e ndryshme ku luajnë. Kujtojmë një Messi, kujtojmë një Cristiano Ronaldo, kujtojmë një Salah, ndoshta Neymar, Mbappe. Skuadrat e mëdha kanë një lojtar të tillë. Dhe Salah sjell një pozitivitet të madh për të gjithë grupin. Ju e ndjeni këtë energji pozitive që transmetohet. Ju mund të ndjeni krenarinë që ka edhe një ekip i cili ka një lojtar të tillë”, është shprehur Vitoria.
Salah ka regjistruar 51 gola dhe 29 asistime në 91 paraqitje për Egjiptin. Ai ka qenë në formë mbresëlënëse për Liverpoolin kohët e fundit, teksa ka lënë anash spekulimet për një largim të tij gjatë verës, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar katër asistime në këtë fillim të sezonit./Telegrafi/