Site icon Telegrafi

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Bëmë paraqitje fantastike, titulli në duart tona

Ardian Nuhiu (Foto: Korab Basha)

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka lavdëruar paraqitjen e ekipit të tij edhe përkundër humbjes në derbi ndaj Gjilanit.

Drita u mposht nga rivali i urryer Gjilani me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Golat në këtë fitore të ‘Skifterave’ u shënuan nga Sebino Plaku dhe Adenis Shala.

Lexo po ashtu Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe ndez edhe më shumë luftën për titull

Por, edhe përkundër humbjes, trajneri Nuhiu ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij dhe sipas tij titulli është në duart e tyre.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Kishim iniciativën dhe krijuam rastet. Por, në pjesën e dytë gjërat ndryshuan”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.

“Goli i parë i pranuar na dis-balancoi në lojën tonë dhe pastaj erdhi edhe goli i dytë”.

Lexo po ashtu Trajneri i Gjilanit, Mezani: Fitorja ndaj Dritës e merituar, na rrit moralin drejt titullit kampion

“Pavarësisht mungesave që kishim bëmë një ndeshje të mirë dhe unë dua që t’i përgëzoj çunat për këtë arritje”.

“Presion nuk kemi aspak, pasi që ndodhemi në pozitën e parë dhe gjithçka varet nga ne. Tashmë do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës ndaj Drenicës”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/

Exit mobile version