Site icon Telegrafi

Trajneri i Besës i lumtur me fitoren e madhe ndaj Feronikelit

Besa arriti të merrte një fitore të madhe në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Pjesa e shijoi fitoren e dytë në këtë edicion, derisa në të riun me gjasë do të luajnë në Ligën e Parë.

Por, Trajneri i Besës, Leutrim Krasniqi u shpreh mjaftë i lumtur me këtë fitore, pasi puna e madhe sipas tij u shpërblye.

Lexo po ashtu Trajneri i Feronikelit arsyeton humbjen nga Besa: Ndikoi orari i ngjeshur

“Kjo fitore normalisht se e ngrit moralin e ekipit. Edhe atëherë kur kemi humbur, kemi vazhduar me përkushtim, dhe puna e madhe u shpërblye”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Djemtë janë shumë të disiplinuar. Jam i kënaqur me rezultatin sot, u paraqitëm mjaftë mirë. Ishim të koncentruar nga të dyja drejtimet, ishim kompakt në mbrojtje e sulm”.

“Do të punojmë që ta bëjmë ngritjen e lojtarëve në aspektin personal dhe kolektiv”, është shprehur Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version