Quique Setien është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësoi Barcelona në kuadër të javës së 26-të në La Liga ndaj Real Madridit.
Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë se ata nuk arritën t’i bënin ballë presionit të lartë që u bën Los Blancos.
“Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën”, ka thënë fillimisht ai.
“Real Madridi na bëri presion të lartë në pjesën e dytë dhe ne e kishim të vështirë të dilnin përpara në shumë raste”.
“Ne dëshironim të lëviznim topin me shpejtësi të lartë, mirëpo ata nuk na lejuan. Rezultati është zhgënjyes, por nuk është fundi i garës për titull. Është rrugë e gjatë”, ka përfunduar Setien.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/