Site icon Telegrafi

Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Qëndrimi i Messit te Barcelona është pozitiv

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni mendon se është “pozitive” që Lionel Messi qëndroi te Barcelona sepse i ka lejuar superyllit të qëndrojë i vendosur.

Pakënaqësia e Messit për mënyrën se si katalunasit po drejtoheshin e pa atë të dorëzonte një kërkesë befasuese për largim, para se 33-vjeçari më vonë të deklaronte se do të qëndronte në Camp Nou këtë sezon.

Përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botë të enjten kundër Ekuadorit në La Bombonera, Scaloni zbuloi ndjenjën e Messit për të qenë në kampin argjentinas dhe përmendi lehtësimin e tij që ylli sulmues zgjidhi të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu ‘Vetë-shkatërrimi’ i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate

“Unë fola me Leon kur gjithçka u zgjidh dhe e pashë atë të qetë”, ka thënë fillimisht Scaloni.

“Që nga ardhja e tij, ne kemi qenë në gjendje të kemi një bisedë të gjatë. Ai është i lumtur që është këtu. Tani është mirë në klubin e tij”.

“E tëra që donim nga larg ishte që gjithçka të zgjidhej dhe ai të luante dhe të ishte në formë”.

Lexo po ashtu Ish-mesfushori i Sportingut kujton kohën kur iu kërkua ta ndjek Messin në çdo hap: Isha i shtangur dhe i turpëruar kur ma kërkoi trajneri

“Për ne, është pozitive që ai qëndroi sepse ai ishte në gjendje të luante menjëherë, ai e njeh klubin, por për sa i përket vendimeve, ne nuk përfshihemi në këtë, ne nuk shkelim në territorin e lojtarit”, përfundoi trajneri.

Messi do të jetë 35 vjeç në kohën kur Kupa e Botës 2022 mbahet në Katar, por legjenda e Barcës po planifikon të luajë në këtë ngjarje për herë të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version