Site icon Telegrafi

Trajneri i Anglisë: Shqipëria është ekip mjaft i mirë, por sulmuesit tanë gjetën hapësirat

Gareth Southgate është deklaruar pas ndeshjes që Anglia e fitoi 2-0 si mysafir i Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Trajneri i Tre Luanëve ka thënë se ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, mirëpo që ia dolën t’i marrin me vete tre pikë.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë për ne. Shqipëria kishte disa raste për të kaluar në epërsi herët në pjesën e parë. Ata luajtën mirë me dhe pa top. Kjo do ta bënte ndeshjen shumë të komplikuar për ne. Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë”, deklaroi Southgate pas ndeshjes për Supersport.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Shqipëria 0-2 Anglia

“Shqipëria është ekip mjaft i mirë. Por, fatmirësisht sulmuesit tanë arritën të gjejnë hapësira dhe shënuan golat e nevojshëm për fitore”.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe”.

“Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Kush me pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë”, përfundoi Southgate. /Telegrafi/

Exit mobile version