Telegrafi

Trajneri i Al Hilal kontakton Joao Felixin

(Foto: Instagram/joaofelix79)

Klubi saudit, Al Hilal, është përfshirë në garën për shërbimet e anësorit të Atletico Madridit, Joao Felix.

Trajneri Jorge Jesus i ka telefonuar disa herë bashkëkombësit të tij duke i kërkuar që t’i bashkohet në Saudi Pro League.

Madje, Al Hilal është i gatshëm që t’i ofrojë edhe huazim njëvjeçar dhe gjithçka i mbetet lojtarit që të vendosë.

Lexo po ashtu Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

Dëshira e Felix është që të luajë te Barcelona apo në ndonjë klub tjetër evropian, mirëpo edhe Arabia Saudite tashmë është një opsion. Një gjë është e qartë, 23-vjeçari nuk do të qëndrojë te Atletico.

Në janar të këtij viti, portugezi u huazua te Chelsea, ku arriti të shënonte katër gola në 20 paraqitje.

Mirëpo, trajneri i ri i Bluve, Mauricio Pochettino, ishte kundër idesë për nënshkrimin e kontratës afatgjate, ashtu që ai u kthye te klubi spanjoll. /Telegrafi/