Barcelona në vitet e fundit ka ndërruar disa trajnerë, por sukseset në klub nuk kanë munguar.
Këto dy dekadat e fundit e kanë kthyer Barcelonën në një prej klubeve më të madha në botë, pasi edhe trofetë nuk kanë munguar.
Pep Guardiola e trasoi rrugën për disa trajnerë pas tij, por sa i përket fitoreve ai mbetet në vendin e dytë dhe këtë e ndan së bashku me Luis Enriquen.
Këta dy kanë fituar 76.3 për qind të ndeshjeve në La Liga.
Më mirë se ta ka bërë trajneri i ndjerë, Tito Vilanova që si trajner i Barcelonës fitoi 89.3 për qind të ndeshjeve.
Rekordin më të dobët e mban Tata Martino, por që është më i mirë se i shumë të tjerëve, përfshirë edhe Ernesto Valverdes.
5. Tata Martino. Fitoi 71.1% të ndeshjeve në La Liga te Barcelona
4. Quique Setien. Fitoi 75.0% të ndeshjeve në La Liga si te Barcelona (deri tani).
3. Luis Enrique. Fitoi 76.3% të ndeshjeve në La Liga te Barcelona.
2. Pep Guardiola. Fitoi 76.3% të ndeshjeve në La Liga te Barcelona.
1. Tito Vilanova. Fitoi 89.3% të ndeshjeve në La Liga te Barcelona.
/Telegrafi/