Këtë vit La Liga në bankat e trajnerëve ka ish futbollistë të njohur.
Ernesto Valverde, Zinedine Zidane dhe Diego Simeone, janë emra të njohur të futbollit edhe si futbollistë, ndërsa edhe trajneri i Real Sociedadit, Imanol Alguacil, futet në këtë listë.
Por ajo që i bën të veçantë janë se këta ish futbollistë tani janë trajnerë në klubet ku kanë luajtur.
Zinedine Zidane
Njëri ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave ka pasur një karrierë shumë të mirë si lojtar, ku kulimin e kishte te Real Madridi.
Ai e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me këtë klub.
Diego Simeone
Argjentinasi ka luajtur për dy sezone me Atletico Madridin.
Ernesto Valverde
Ai ka luajtur për dy sezone te Barcelona. Sot ai është kthyer si trajner në Camp Nou, ku po zhvillon një sezon të shkëlqyer.
Kuko Ziganda
Valverde po bën mirë te Barcelona, ndërsa si lojtarë më mirë kishte Kuko Ziganda te Athletic Bilbao, ku është trajner tani.
Abelardo
Si lojtar Abelardo ka luajtur te Alaves në sezonin 2002/03.
Javi Calleja
Për Calleja, Villarreal ka qenë gjithmonë klub i tij. Ai e ka kaluar pjesën më të mirë të karrierës në këtë klub.
Jose Gonzalez
Trajneri i tanishëm Malaga ka luajtur për klubin bregdetar gjatë karrierës së tij.
Paco Lopez
Trajneri i ri i Levantes, gjithashtu ka luajtur në klub për një sezon si lojtar, kur Levante ishin në Segunda B.
Imanol Alguacil
Njeriu i cili sapo ka zëvendësuar Eusebio si trajner i Real Sociedadit. /Telegrafi/