Të gjitha rrugët në Inxhikovë janë pastruar, në një pjesë të madhe të shtëpive është kryer dezinfektimi, ndërsa më vonë do të pasojë edhe dezinfektimi i oborreve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski sot i ka vizituar banorët e Inxhikovës me qëllim që të informohet deri ku kanë arritur punimet lidhur me sanimin e dëmeve nga vërshimet.
Në takim banorët kanë shprehur falënderime për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga ana e pushtetit qendror dhe lokal dhe përfshirjen e policisë dhe armatës për pastrimin e terrenit.
Banorët lokal kanë kërkuan të sigurohet agregat i cili vazhdimisht do të gjendet në stacionin para pompës në fshatin Inxhikovë, e cila i grumbullon ujërat fekale nga fshati Haraçinë, Creshovë, Stajkovcë dhe vendet tjera të banuara.
Kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, nën kompetencat e të cilit është edhe komuna e Inxhikovës, gjatë këtij takimi ka informuar se për këtë qëllim tashmë kanë biseduar me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” e cila do ta sigurojë agregatin.
Nga banorët është kërkuar edhe të asfaltimi i rrugës, ndërsa kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka informuar se për këtë qëllim me rebalancin e buxhetit do të dedikohen mjetet dhe do të shpallet tender, ndërsa ndërtimi i rrugës do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm./Telegrafi/