Telegrafi

Trajkovski: Nuk shkova të shihem me Gruevski, por të mjekohem në klinikë

I akuzuari Aleksandar Trajkovski në pauzën e gjykimi të sotëm për lëndën “Dhunë në Komunën Qendër”, para gazetarëve tha se në Hungari ka qenë për mjekim për problemet që i në mushkëri.

“Isha të bëj kontroll. Dy vite kam kapacitet të ulët te mushkëritë. Deri tash nuk më drejtoi në mjekim te Klinika për vesh, hundë dhe fyt”, tha Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se është mjekuar në klinikën “Duna Medical”. Tregoi edhe dokumentin mjekësor dhe llogari që ka paguar për shërbimin mjekësor.

Lexo po ashtu Trajkovski ka marrë pushim mjekësor nga puna që ta vizitojë Gruevskin

“Të isha një hap pas nuk do të dihej se isha në Hungari”, tha Trajkovski.

Ai gjithashtu shtoi se do ta mbyll pushimin mjekësor dhe do ta dorëzojë dokumentimin te institucioni ku është i punësuar./Telegrafi/