Telegrafi

Trajkovski ka marrë pushim mjekësor nga puna që ta vizitojë Gruevskin

Zyrtari i doganave të Maqedonisë, Aleksandar Trajkovski, i cili dje u fotografua së bashku me të arratisurin Nikolla Gruevski në Budapest të Hungarisë, ka marr pushim mjekësor nga puna, gjegjësisht nga Drejtoria e Doganave, njofton “Makfax”.

Trajkovski gjithashtu është këshilltar edhe në Komunën e Gazi Babës por edhe në radhët e OBRM-PDUKM-së. PSP e ndjek Trajkovskin për veprën penale “dhunë”, por deri më tani nuk është kërkuar masa për sigurimin e të akuzuarit, gjegjësisht marrjen e pasaportës.

Jo zyrtarisht, Aleksandër Trajkovski fluturoi në Budapest me “Wizz Air” për ta vizituar Gruevskin. Sot, Trajkovski ishte vazhdimisht i padisponueshëm në telefonin celular, ndërsa dje në “Viber” për “Makfax” ishte përgjigjur shkurtimisht: “Bëhet fjalë për gabim”/Telegrafi/