Në Prishtinë, sot është organizuar marsh solidarizues për situatën aktuale në Ukrainë.
Në sheshin “Skenderbeu”, dhjetra protestues kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme për popullin ukrainas.
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, e ka konsideruar numër të vogël pjesmarrësish në protestë, duke thënë se më shumë kishte kamera televizive sesa protesutes.
Trajkoviq në Twitter, hodhi akuza ndaj liderëve politik në Kosovës, pasi sipas saj kanë nxitur ndjenja anti-sllave në opinion publik.
“Me gjithë fjalët e forta, pjesëmarrja shumë e ulët në protestën në Prishtinë në mbështetje të Ukrainës. Kamerat televizive ishin më shumë se të pranishmit. Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë nxitur ndjenja antisllave dhe kjo mungesë e dukshme e solidaritetit me Ukrainën është pasojë e veprimeve të tyre”, shkroi ajo.
Ndaj saj reagoi analisti britanik për çështje të Ballkanit, Tim Judah.
Ai në replikë ndaj Trajkoviqit tha se arsyeja e numrit të vogël në protestë për Ukrainën mund të jetë pasi kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Me sa duket fakti që për arsyet e veta të dukshme (Krime, Donbas) Ukraina nuk e ka njohur Kosovën është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha ai.
Trajkoviq i kundërpërgjigjet Judah me pyetje.
“A po thoni ju se kosovarët nuk duhet të ndjejnë empati me vuajtjet e ukrainasve nëse shteti i tyre nuk e njeh Kosovën?”, tha Trajkoviq.
Ndryshe, Kosova pritet sëshpejti të marrë vendim për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.
Sipas MPJD-së, Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave./Telegrafi/
Presumably the fact that for its own obvious reasons (Crimea, Donbas) Ukraine has not recognised Kosovo is also an important factor?
— Tim Judah (@timjudah1) March 8, 2022