Telegrafi

Trajanovski: Vetëm për shkak të takimeve përdor makinën, përndryshe lëviz me transport publik

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot me rastin e shënimit të “Ditës së drurit” në rajonin e Novo Lisiçes, ka thënë se ai e përdor transportin publik, por për shkak të takimeve ai detyrohet të përdor makinën zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë masash do të marrë për mbrojtjen e qytetin nga ndotja, ai tha se do të subvencionojnë ngrohjen me peletë, ndërsa për të ardhmen parashohin edhe lëshimin në përdorim të autobusëve elektrik.

Sipas Trajanovskit, arsyeja kryesore e ndotjes së Shkupit është transporti i tejngarkuar në qytet./Telegrafi/