Paraqitja e shkurtër e filmit “Avengers: Endgame” i ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë brenda 24 orëve të lansimit.
‘Traileri’ i projektit të ri të Marvel është shikuar mbi 289 milionë herë prej se është publikuar (të premten rreth orës 17:00).
Në këtë mënyrë, e ka thyer rekordin pikërisht të një tjetër projekti të Marvel Studios, “Avengers: Infinity War”, paraqitja e shkurtër e të cilit në vitin e kaluar ishte shikuar 230 milionë herë brenda 24 orësh.
Pas tyre ndodhet ‘traileri’ i “The Lion King” të Disneyt që brenda ditës është shikuar 224.6 milionë herë.
Shikuesit për paraqitjen e shkurtër të “Avengers: Endgame” janë numëruar përmes platformave të ndryshme, duke përfshirë YouTube, Facebook dhe Twitter.
To the greatest fans in the world, thank you for being there from the beginning til the endgame and making Marvel Studios’ #AvengersEndgame the most viewed trailer in history with 289M views in 24 hours! pic.twitter.com/Fe0MA2Gfqy
— Marvel Entertainment (@Marvel) December 8, 2018
“Avengers: Endgame” që është filmi i katërt “Avengers” dhe vazhdim i “Infinity War” do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 26 prill 2019.
Njoftimin për rekordin e ri Marvel e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke i falënderuar, sic i ka quajtur, “fansat më të shkëlqyer në botë”.
Filmi i ri do të vazhdojë aty ky ka mbetur “Avengers: Infinity War”, ndërsa superheronjtë do t’i luajnë yjet, si Robert Downey Jr., Chris Evans e Scarlett Johansson. /Telegrafi/