Site icon Telegrafi

Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje

Mbrëmë nga të shtënat me armë në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë një person, 23 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërsa për rastin janë arrestuar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Ai tha se personat e lënduar janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur… Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Lexo po ashtu Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Klinë

Bëhet e ditur se pesë personat e arrestuar janë të të njëjtit mbiemër.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe dy prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës. /Telegrafi/

Exit mobile version