Site icon Telegrafi

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Një rast tragjik ka tronditur qytetin e Gjakovës dhe mbarë vendin, të shtunën mbrëma ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Lidhur me këtë rast, policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo po ashtu Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

“Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, ka njoftuar policia.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe viktimat e këtij rasti tragjik, janë nga familja Ramaj, Mehmetaj dhe Morina dhe të njëjtit thuhet se ishin rreth moshës 15-16 vjeç.

Lexo po ashtu Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Për këtë rast ka reaguar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili është shprehur i tronditur dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ngushëllime kanë shprehur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ai i Deçanit, Bashkim Ramosaj. /Telegrafi/

Exit mobile version