Sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut, ku nga përplasja e autobusit me mbrotjëset e rrugës kanë humbur jetën 45 njerëz të Maqedonisë së Veriut ndërsa 7 tjerë janë lënduar dhe janë akomoduar në spitalin më të afërt, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kur?
Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme-e martë (23 nëntor, 2021).
Ku?
Gjatë udhëtimit nga Stambolli për në Shkup, autobusi i kompanisë “Besa Trans” me 52 persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës dhe pastaj i njëjti është përfshirë nga zjarri.
Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut.
Pse?
Arsyet e sigurta dhe zyrtare nuk dihen pasi do të duhet që zyrtarisht të merren autoritetet bullgare dhe maqedonase, të cilët janë në terren.
Por, sipas ekspertëve nga Bullgaria, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur.
Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja.
Më pas ka pasur një zjarr prej i cili ka qenë fatal për pasagjerët.
Kush?
Emrat e viktimave dhe të të lënduarve nuk dihen me siguri por nga informacionet e para bëhet fjalë për 45 të vdekur, ku mbi 12 janë të rinj kurse tjerët janë të moshës madhore.
Në mesin e viktimave ka një familje 4 anëtarëshe, dhe 8 persona janë me të njejtin mbiemër.
Gjatë ditës do të ketë informacione më të detajuara për këtë temë por këto janë informacionet e para për këtë ngjarje tragjike.
Zyrtarë nga Maqedonia dhe nga Bullgaria janë duke u marrë me detaje rreth aksidentit – prokuroritë e dy vendeve kanë dërguar ekspertë ndërkohë që vendet e NATO-së i kanë shprehur Maqedonisë së Veriut gatishmërinë për të ndihmuar. /Telegrafi/