Site icon Telegrafi

Trafikohet një e mitur në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi ka trafikuar një femër të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:50, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celular dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur. Si prova materiale janë konfiskuar dy  telefona celular dhe një thikë. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version