Telegrafi

Trafik i mbingarkuar edhe në rrugët dytësore në Pejë, ku nuk mungojnë as përplasjet e lehta

Në qytetin e Pejës, rrugët janë bërë vështirë të kalueshme, shkaku i veturave të shumta që qarkullojnë

Distancat e rrugore, që kalohen me veturë brenda minutave, vështirë se mund të përshkohen në një orë.

Mirëpo, sot trafiku ka qenë i ngarkuar edhe në rrugët dytësore, transmeton Telegrafi.

Shoferët është dashur të presin shumë gjatë, që të kalojnë nëpër rrugën “Emrush Myftari”.

Jozyrtarisht mësohet se ka pasur përplasje të lehta ndërmjet veturave. /Telegrafi/