Telegrafi

Tradita vazhdon –  e dhuruar dhe e përzgjedhur nga familja e presidentit Rugova, Osmani i jep një gur të kristaltë Tony Blair-it

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të kristalit mikut të Kosovës, Tony Blair.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar familjen e presidentit Ibrahim Rugova, për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit.

Lexo po ashtu Muzeu i Kristaleve "Trepça" i pasur me mineralin "Vivianit" - ndër më të veçantët në botë

“Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/