Regjisori Fritz Schumann ka bërë një film të shkurtër për familjen japoneze që mban që 1300 vjet një bujtinë. Ky dokumentar do t’ju ndryshojë konceptin e “biznesit familjar”.
Fjala është për bujtinën Houshi Ryokan, që është në pronësi të një familjeje që nga viti 718.
Ajo është ndërtuar nga mësuesi budist Taicho Daishi, të cilit thuhet se më 717 iu lajmërua një profeci.
“Njëzet kilometra nga malet shtrihet fshati Awazu. Aty do të gjeni një burim të nëndheshëm që është i mbushur me fuqi hyjnore. Banorët e fshatit nuk dinë për këtë. Shko në fshat dhe me banorët hape burimin qo do t’ju shërbejë përherë”, thotë tradita.
Burimi edhe sot zbukuron bujtinën dhe jep jetë, gjithnjë falë traditës që jeton për më shumë se një milenium. /Telegrafi/