Telegrafi

Toyota ndryshon bashkëpunëtorin për të krijuar veturën e re

Sikur Supra që ishte në bashkëpunim, njëjtë pritet të ndodhë edhe me modele tjera

Modelin Supra, Toyota e ka ndërtuar në bashkëpunim me BMW, andaj bashkimi i të dy kompanive të fuqishme, ka nxjerrë një makinë me shumë stil, transmeton Telegrafi.

Njëjtë do të ndodhë edhe me modele të reja që i sjellë Toyota, vetëm se do të ndryshon bashkëpunëtorin për ta krijuar veturën e re, për të cilën ende nuk dihet se cila mund të jetë.

“Ka mundësi që do të bashkëpunojmë me Porsche, ndërsa me BMW kemi sërish raporte shumë të mira” ka thënë inxhinieri kryesor në Toyota, Tatsuya Tada.

Por, ai nuk ka thënë nëse kanë ndonjë marrëveshje konkrete, sa do të përshtaten me atë kompani, cilin model mund ta krijojnë apo ta sjellin ndonjë të vjetër.

Besohet se Toyota dhe Porsche, mund të bashkojnë forcat për ndonjë SUV apo crossover elektrik, që po kërkohen më së shumti në treg, si vetura shumë të mira. /Telegrafi/