Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të tij në ndeshjen e humbura nga Gjilanit në Drenas me rezultat 2-0.
Tovërlani ka folur pas humbjes së Feronikelit dhe ka theksuar që kjo ishte ndeshja më e dobët që kur ka marrë drejtimin e skuadrës.
“Kjo ndoshta ishte ndeshja më e dobët, ndoshta deri më sot. Por, portieri bëri dy gabime, që mund t’i ndodhin çdo portieri”, ka thënë fillimisht Tovërlani pas ndeshjes.
“Ndërrimin e portierit e bëra që Tropshupën ta largojë nga presioni dhe ta qetësojë. Nuk ka diçka tjetër”.
“Gjilani me përvojën e tij ia doli të triumfojë dhe unë ia uroj fitoren”, përfundoi trajneri prishtinas.
Pas 28 javësh, Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë të tubuara apo tri më pak se lideri Drita, ndërsa Feronikeli në vendin e pestë me 44 pikë. /Telegrafi/