Mbrojtësi afrikan, Kolo Toure është larguar nga Liverpooli pas përfundimit të stinorit.
Kontrata e tij me ‘The Reds’, ka mbaruar dhe lojtari është i lirë për të gjetur një skuadër të re.
Por karriera e tij si duket do të vazhdojë përsëri në Ishull, pasi janë kampionët e Skocisë, Celtic Glasgow që e kërkuan me ngulm atë.
Toure ka kaluar me sukses testet mejkësore tek gjiganti skocez ditën e sotme.
Mediat skoceze kanë shkruar se zyrtarizimi i tij në Celtic pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/