Telegrafi

Totti zbulon se si nëna e tija e ndaloi të transferohej te Milani

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se si nëna e tij e ndaloi atë të transferohet te Milani.

Gjithsesi mesfushori italian nuk i ka rënë pishman pasi beson se ishte i dedikuar të veshte fanellën e Giallorossëve.

Lexo po ashtu Messi, urim special për 40-vjetorin e Francesco Totti (Video)

“Ata dëshironin që unë të luaja për skuadrën e tyre. Njeriu nga AC Milan më pyeti mua t’i bashkohem atyre. Një mundësi të jesh pjesë e një klubi të madh italian. Çfarë do të zgjidhja?”.

“Por, nuk ishte vendimi im. Nëna ime ishte shefja, ajo ende është. Si çdo nënë italiane, ajo ishte pak e merakosur. Ajo nuk dëshironte që të largohesha nga shtëpia nga frika se do të më ndodhte diçka”.

Lexo po ashtu Formacioni i Serie A me lojtarët më të mirë mbi 34 vjet (Foto)

“Ishte e vështirë t’i thoja jo Milanit. Pasi pranimi i ofertës do të thoshte shumë para për familjen”.

“Por, disa javë më vonë, pasi më vëzhguan në disa nga ndeshjet e mia për të rinjtë, Roma më bëri ofertë. Do e veshja fanellën e Romës”, ka thënë Totti. /Telegrafi/