Ky është sezoni i fundit i Francesco Tottit te Roma, mirëpo ai ndoshta nuk do të pensionohet nga futbolli.
Giallorossët nuk do t’ia vazhdojnë karrierën kapitenit legjendar, i cili do ta përfundojë karrierën 25 vjeçare te klubi kryeqytetas.
Nëse 40-vjeçari vendos të vazhdojë të luajë, këtë mund ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
La Gazzetta dello Sport raporton se Totti mund t’i bashkohet Miamit, klub i cili pjesërisht është në pronësi të Paolo Maldinit, ndërsa trajner i skuadrës është Alessandro Nesta.
Roma i ka përgatitur ofertë gjashtëvjeçare kapitenit për t’u angazhuar si drejtor, mirëpo ai do të vendosë në fund të sezonit, nëse dëshiron akoma të luajë apo do të tërhiqet nga loja. /Telegrafi/