Telegrafi

Tottenhami shihet si favorit për transferimin e Rakitic

Tottenham Hotspur janë në kërkim të mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic dhe shihet si favorit për transferimin e tij gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Spurs ka parakaluar klubet si Juventusi, Sevilla dhe Interi në garës për transferimin e mesfushorit kroat.

Rakitic po i afrohet fundit të karrierës dhe dëshira e tij thuhet se është gjithashtu ta provojë kampionatin anglez, Ligën Premier.

Lexo po ashtu Barcelona e hapur të shesë Rakiticin në verë

E përditshme spanjolle shton gjithashtu se klubi anglez do të kënaq oreksin e tij ekonomik dhe sportiv më shumë se të gjitha skuadrat tjera.

Ivan Rakitic (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, Rakitic gjithashtu nuk ka përjashtuar qëndrimin në Camp Nou, pavarësisht se është i hapur për një largim.

Një marrëveshje e tillë për Rakitic që shkon drejt White Hart Lane mund të varet edhe nga e ardhmja e Tanguy Ndombele në veri të Londrës. /Telegrafi/