Telegrafi

Tottenhami shënjestron Suson

Getty Images

Mediat në Angli bëjnë të ditur se Tottenham Hotspur është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Milanit, Suso.

Në të kaluarën, 23-vjeçari ka luajtur në Ligën Premier te Liverpooli, mirëpo u lirua nga Redsat në verën e vitit 2015.

Pikërisht nga Anfieldi, ai shkoi te Milani dhe pas një huazimi te Genoa, u bë lojtar i rëndësishëm për Rossonerët gjatë këtij edicioni.

Kjo ka bërë që klube të ndryshme të shprehin interesim për të, sidomos ato angleze. Sipas Daily Mirror, spanjolli është në listën e transferimeve të Mauricio Pochettinos, së bashku me Iscon dhe Ross Barkleyn.

Megjithatë, Vincenzo Montella nuk dëshiron ta lejojë largimin e Susos, por e gjitha do të varet nga oferta dhe planet e pronarëve të rinj të Milanit. /Telegrafi/